Lajme

 

Luftetare te lirise

Michael Lazaro
Mihal Lazaro u lind ne Chicago me 29 Dhjetor 1922. Prinderit e tij, emigruan nga Qyteza dhe Mihali kaloi feminine gjate viteve te deppresionit ekonimik. U rregjistrua ne Ushtrine Amerikane me 1942 ne te cilen sherbeu derisa ra deshmor ne betejen e Peleliut me 14 Tetor 1944

Faqja Kryesore

 

Qyteza e Devollit ėshtė shėmbulli tipik i fshatit tė vogel shqiptar,  e cila ruajti tė paprekur nga brezi nė brez kulturėn, gjuhėn, zakonet dhe dha kontributin e saj nė rang kombėtar e ndėrkombėtar. Ajo i qėndroi  gjithmonė besnik interesave tė kombit pėr liri e demokraci. Megjithėse tė ngulitur nė mes malesh dhe larg qėndrave kryesore, qytezarėt ju pėrgjigjėn nė cdo kohė me pjekuri e largpamėsi kėrkesave tė kohės.

Banorėt e saj perkrahėn Rilindjes Kombėtare, dėrguan pėrfaqėsues nė Kongresin e Manastirit pėr formimin e alfabetit shqip, hapėn Shkollėn Shqipe, e dyta mbas Mėsonjtores sė Pare tė Korcės, pėrkrahėn Revolucionin e Qershorit dhe qeverinė demokratike tė Fan Nolit, mbėshteten lėvizjen antifashiste Nac-Cl. Eshtė fakt qė pjesa dėrmuese e qytezarėve nuk u pajtuan me ideologjinė komuniste dhe pėr kėtė njė  nė cdo dhjetė banore tė saj u internua, u dėnua ose u burgos.

 

Qyteza u formua nė fund tė shekullit tė XVII, nė njė nga momentet mė tė vėshtira qė po kalone Shqipėria, pėr tė mos u asimiluar si komb nga Perandoria Osmane. Shumė banorė tė u shpėrngulėn nga vėndlindja e tyre dhe formuan banime provizore pėrreth kodrave tė fshatit tė sotėm, gjurmėt e tė cilėve gjėnden nė Cėrkven (Kishė -slavisht), Fshati i Prishur e getkė.

Historia e kėtij fshati tė vogėl tregon se qytezarėt ishin trima tė pushkės dhe tė penės. Megjithėse fshati u kercėnua  disa herė nga shkatėrimi, ai mbijetoi nė sajė tė guximit, vendosmėrise dhe dėshirės pėr tė ruajtur gjuhėn, zakonet, kėngėt, vallet dhe identitetin kombėtar. Nė kohėn e sundimit turk, Qyteza  u ndėshkua disa here si fshat kaur. Tė parėt tanė tregojnė se burrat e fshatit janė rrahur me kamxhik nė lėmė duke shirė gjemba, Vasil Sidherit i janė prerė veshėt pėr ta grabitur,  Vasil Anagnostit iu desh tė luftonte dhėmb pėr dhėmb pėr te mbrojtur familjen e tij nga ceta e Haxhi Gomarit,  etj. Ky i fundit mbeti i vrarė dhe shokėt e tij i prenė kokėn qė tė zhduknin gjurmėt dhe t'i shpėtonin hakmarrjes.

Qytezarėt, qė nė vitet e para tė pas clirimit, u zhgėnjyen nga rregjimi kominist. Nė figurėn e Enver Hoxhės ata shikonin shkakun e izolimit, skamjes dhe tė padrejtėsisė shoqėrore. Mbi 18 nga 180 banorėt e fshatit u burgosėn me dėnime tė rėnda pėr agjitacion e propagandė.

Shrimtari i njohur Petraq Samsuri pohon me keqardhjen mė tė madhe  se nė fshatin dhe qytetet tanė kanė mbetur pak njerėz. Shumė tė lėnduar ka lėnė emigracioni aktual, dhe sic dihet, halli dhe malli e pėrmbysin njerinė! Megjithė kėtė, rrėnjėt e indentitetit tonė duhen ruajtur nga pasardhėsit tanė kudo qė gjėnden, prandaj i dretohem tė gjithėve:

O qytezare, kudo qė jini!
I dilni zot kėtij fshati atėhere, kur ndofta banorėve tė huaj nuk do t’i dhimset asgjė rrotull saj.



 

Sa te rroje Gjithesia

"... Sa te rroje Gjithesia
Sa te rroje gjithe dheu
Do te rroje Shqiperia
Edhe emri i memedheut"...

Kol Tromara

 

Qytezare te shquar

Vasil Tromara
Luftėtar i levizjes pėr Pamvarėsi Kombėtare dhe kontribues i pėrhapjen sė gjuhės amtare shqipe, etj
Kol Tromara
U lind ne Qytezen e Devollit me 1882. Me 1907 eshte sekretar i shoqerise "Besa-Bese", ne Boston, me 1915 sekretar i pergjithshem i "Vatres" e nje vit me vone kryetar i saj. Nje nga themeluesit e bandes "Vatra" dhe organizator i Kuvendit te Diaspores (maj 1917).
Jovan (John) Papajani
U lind nė Qytezė me 1912 dhe emigroi sė bashku me familjen nė SHBA. Shėrbeu nė ushtri dhe ne misione amerikane nė Shqipėri. Nė vitet 60 zgjidhet nė dhomėn e pėrfaqėsuesve dhe me vonė senator i Shtetin tė Uashingtonit
Xhon Belushi
Lindur nga prinder qytezare ne Wheaton, Illinois, Xhon Belushi. pa mbushur 30 vjet ishte aktori kryesor nė njė nga filmat mė tė mirė komike , kishte shkėlqyer si yll i varietesė humoristike mė tė suksesshme televizive dhe kishte albumin mė tė shitur tė muzikės bluz.
Xhim Belushi
Vellai i vogel i Xhon Belushit dhe aktor filmash u lind ne Wheaton, Illinois me 15 Qershor 1954.
Petraq Samsuri
Ka mbi njėzet botime si romane, novela, fabula, skica humoristike e mbi 135 shkrime periodike. Ka qėnė anėtar i Lidhejs sė Shkrimatreve tė Shqipėrisė, bashkėpuntor i "Estradeės sė Tiranės", "Yllit", Intitutit tė Studimeve Pedagogjike e te Folklorit.
Powered by HYPERONIX